Enver Hasani tregon se kush i kërkoi të jetë pjesë e Konferencës së Rambujesë

Aktuale

Enver Hasani tregon se kush i kërkoi të jetë pjesë e Konferencës së Rambujesë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 22:27
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe pjesëmarrësi i Konferencë së Rambujesë, Enver Hasani, është rrëfyer në Pressing lidhur me përvojat e tij të jetës politike. Ai ka treguar se si  ishte bërë pjesë e ekipit të Kosovës në Rambuje.

Hasani ka thënë se ishte Kadri Veseli, njëri prej liderëve të UÇK-së, ishte ai që në vitin 1997 i kishte kërkuar drejtpërdrejtë që të jetë pjesë e kësaj konference dhe të ndërmjetësonte mes UÇK-së dhe qeverisë në ekzil, që drejtohej nga Bujar Bukoshi.

“Me kërkesën e Kadriut, kam shku në  Rambuje. Kam fluturuar prej Ankarasë”, ka thënë Hasani.

Ai ka thënë se Veselin e kishte pasur nxënës në shkollë të mesme.

“Kadriun e kam pasur nxënës në shkollë të mesme. Kadriu njëherë më tha a po ndërmjetëson te kryeministri, Bujari, na jemi të UÇK-së. Ka qenë ’97 dhjetor”, ka thënë ai.

“I thashë po, flas”, ishte përgjigja e Hasanit për Veselin.

Ish-pjesëmarrësi i Rambujesë tha se ish-kryeministri Bukoshi e pyeste nëse vërtetë Kadri Veseli ishte një prej njerëzve përgjegjës për UÇK-në. Por, këtë përgjigje nuk e kishte as vet ai.

“Bujari më pyeti tha, a janë (të UÇK-së). Po ku e di unë, thashë, ata kështu po thonë që janë udhëheqës të UÇK-së”, ka thënë Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat