Tha se të gjithë janë kundër VV-së, Bedri Hamzës i vjen kundërpërgjigjja

Aktuale

Tha se të gjithë janë kundër VV-së, Bedri Hamzës i vjen kundërpërgjigjja

Nga: A.M Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:00
Lëvizja Vetëvendosje

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PDK-së, Bedri Hamza, se të gjithë janë kundër Vetëvendosjes.

Manxhuka tha se Hamza e paska thënë një të vërtetë, por e paska lënë në gjysmë.

“Përpara, tha ai, të gjithë ishin bashkuar kundër PDK-së tash të gjithë kundër VV. Kjo është e vërtetë, por përpara të gjithë bashkoheshin kundër krimit, tash bashkohen kundër anti-krimit”, shkroi zëdhënësi i VV-së në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Bedri Hamza e paska thënë një të vërtetë, por e paska lënë në gjysmë. Përpara, tha ai, të gjithë ishin bashkuar kundër PDK-së tash të gjithë kundër VV. Kjo është e vërtetë, por përpara të gjithë bashkoheshin kundër krimit, tash bashkohen kundër anti-krimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat