Rekord i rasteve me Covid, mbi 1 mijë të infektuar brenda ditës

Aktuale

Rekord i rasteve me Covid, mbi 1 mijë të infektuar brenda ditës

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2021 Në ora: 14:48
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë , e cila tregon se gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

12 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.

Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.784 testime, 1.006 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.963.

Në total numri i rasteve aktive është 4.414.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat