Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2021

 - Instituti Demokratik i Kosovës shpalos të gjeturat nga raporti i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror 2021. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, ora 10:00)
 
- Mbahet festivali i Rinisë “Future4Youth” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. (Parku i Taukbahçes, ora 15:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Gjonaj, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 17:00)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Gjilant për nder të Ditëve të Mërgatës mban koncertin 7 Ninullat dhe promovimin e librit ”7 Ninulla 7 ditë te javës”. (Muzeu Etnografik i qytetit, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat