Shtrëngimi i masave anti-covid, qytetarët “arratisen” drejt Shqipërisë në fundjavë

Aktuale

Shtrëngimi i masave anti-covid, qytetarët “arratisen” drejt Shqipërisë në fundjavë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 08:19
Ilustrim

Qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për t’iu shmangur masave shtrënguese që mori qeveria e vendit pas rritjes të infektimeve.

Falë edhe procedurave lehtësuese që aplikohen në Morinë për të mos paraqitur asnjë dokument apo vërtetim që ka lidhje me pandeminë, lëvizja ditore në këtë pikë të përbashkët kufitare i kalon thuajse 25 mijë.

Mëngjesin e kësaj të shtunë kolona të gjata u krijuan deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Ndërsa policia kufitare punoi me tetë sportele e procedurë të përshpejtuar për të shmangur vonesat në kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat