Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 06:12
Ilustrim

Ngjarjet e datës 18 Gusht 2021

- Save the Children organizon lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë seminarin për trajner ITTF Level I me ekspertin Aleksey Yefremov. (Salla e pingpongut në pallatin e rinisë, ora 10:00)

- Me rastin e organizimit të Poli Streetball Kosova 2021, Shoqata e Streetballit të Kosovës mban konferencë për medie. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për media. (Zyret qendrore të NPB, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku mban konferencë për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku planifikohet të ndahen pesë milionë euro për fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit. (Kabineti i Ministrit Çeku, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët e fshatit Reçanë për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shtëpia e Kulturës në Reçanë, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat