Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 06:04
Ilustrim

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbanë. (Lagja Arbanë në Prizren, ora 10:00)

- Këshilli Organizativ i Agrofesta 2021 organizon edicionin e 7-të, të Festës së Perimkulturës. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 11:30)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës hapet Panairi Agro Tregu.  (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 14:00)

- Fillon edicioni i 22-të i kampionatit të Kosovës në basketbollin i quajtur 'Poli Stretball Kosova 2021'. (Platoa para Teatrit Kombëtarë në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ora 16:00)

- Komuna e Prizrenit do të mbajë Dëgjimin e Përgjithshëm Publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2022. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 17:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës mbahen garat në shpejtesinë e mbushjes së thaseve me speca 'Kush e Mush'. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat