Fakte irrituese: Si flinte në krevatin e Enver Hoxhës, Milaim Zeka

Aktuale

Fakte irrituese: Si flinte në krevatin e Enver Hoxhës, Milaim Zeka

Nga: M.L. Më: 20 gusht 2021 Në ora: 21:58
Milaim Zeka

Publicisti Kastriot Miftaraj, ka bërë një shkrim për ish-deputetin Milaim Zeka, i cili doli në mbështetje të performancës së Goran Bregoviçit në Fesivalin e Birës në Korçë.

Në shkrimin e titulluar “Si e kam njohur Milaim Zekën në Korçë në 1983”, Myftaraj tregon se si u bë i njohur Milaim Zeka në Shqipëri.

Shkrimi i plotë i Myftarajt në Facebook:

Në 1983 Milaim Zeka u bë i njohur në Shqipëri si djali kosovar, siç u tha për të në atë kohë, që i dhuroi Enver Hoxhës 75 karafila të kuq me rastin e 75 vjetorit të lindjes. Me këtë rast Milaimin e shëtitën nëpër Shqipëri për propagandë si ariun e ciganëve, them kështu meqënëse Goran Bregoviçi për të cilin Milaimi erdhi tani në Korçë ka muzikë me motive cigane.

Në 1983 Milaimin e sollën edhe në vendlindjen time në Korçë ku vizitoi edhe shtëpinë-muzeum në të cilën kishte banuar Enver Hoxha kur kishte qenë mësues në Liceun e Korçës. Unë në atë kohë isha gjimnazist. Edhe ne na shpunë në mënyrë të organizuar që të vizitonim këtë shtëpi.

Kur hymë në oborr dëgjuam britma nga një zë burri që vinin nga brenda shtëpisë, një gjë e papritur kjo sepse atje gjithmonë mbretëronte heshtja dhe nuk dëgjohej asgjë veç zërit të ciceronit. Dikush na tha se po bërtiste ai kosovari që i dha karafilat Enver Hoxhës.

-Ka që në mëngjes që është shtrirë në krevatin e shokut Enver dhe nuk do të ngrihet.- Na tha dikush që po zbriste shkallët.

U ngjitëm në kat të dytë ku ishte dhoma e famshme dhe menjëherë sapo hymë në dhomë ndjemë se brenda ajri ishte i prishur ngaqë atë ditë kishin hyrë shumë njerëz në atë mjedis të vogël ku dritaret ishin të mbyllura dhe pak ajër hynte vetem nga korridori nëpërmjet derës. Por ajri që vinte nga korridori nuk ishte më i pastër pasi edhe atje dhe në shkallët e ngushta atë ditë kishin qarkulluar shumë njerëz. Më vonë kam mësuar se dritaret mbaheshin të mbyllura për arsye sigurie, më saktë për paranojë sigurie. Administruesi i muzeumit nuk guxonte që t’ i hapte dritaret nga frika se mos ndonjë armik i regjimit e përdorte këtë mundësi për të të bërë diçka të keqe në këtë tempull të diktaturës komuniste.

Me të hyrë në dhomë pamë të shtrirë gjerë e gjatë në shtrar atë djalin e karafilave të cilin e kishim parë në televizion përkrah Enver Hoxhës, pikërisht Milaim Zekën. Ai ulërinte:

“O loqka jem bre! Jastëku i loqkës, dysheku i loqkës. Këtu ka fjetur loqka!”

Ne të gjithë qeshëm pa dashje sepse në të folurën lokale korçare fjala “loqkë” ishte një formë zvogëluese e fjalës që tregonte organin seksual mashkullor në gjendje shfryrjeje. Vajzat që ishin me ne ulën kokën të turpëruara.

Sa për sqarim, në shqipen e Kosovës fjala “loqkë” është një huazim sllav që shenjon pjesën më të çmuar të zemrës së njeriut. Loqka e zemrës është muskuli i zemrës.

Në mur përreth shtratit ishin disa fotografi në njërën prej të cilave ishte Enver Hoxha me Miladin Popoviçin, të dërguarin serb për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe kryetarin faktik të saj deri në gusht 1944. Për Miladinin kishim mësuar në shkollë në historinë e partisë dhe nga emisionet televizive.

Dikush në dhomë tha se burri i shtrirë në shtrat ishte nipi i Miladin Popoviçit dhe kjo u përhap me pëshpërima te të gjithë ne të pranishmit.

Në fakt të gjithëve na kishte rënë në sy ngjashmëria e Milaimit me Miladinin. Po të kishte mustaqe Milaimi do të dukej si Miladini.

-Di gjë ti, a e ka pasur Miladini nënën shqiptare?- Më pyeti një shoku im.

-Jo, sepse do ta kishte shkruar Enver Hoxha në librin “Titistët” nëse do të kishte qenë kështu.- Iu përgjigja unë.

Por, vazhdova të arsyetoj me veten time në heshtje, ngjashmëria e dukshme ka një arsye. Babai i Miladinit kishte qenë një nga kolonistët serbë të ardhur në Kosovë. Këta kanë bërë krime të mëdha ndaj shqiptare deri edhe përdhunime të femrave. Këtu duhet kërkuar shpjegimi. Por shqiptarët e Kosovës të cilët kanë folur gjithmonë për gjenocidin serb ndaj tyre, kanë pasur mesveti atë që mund të quhet konspiracioni i heshtjes sa i përket përdhunimit të femrave shqiptare nga serbët.

Rasti më i domethënës është ai i Presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se e ndjen ende tytën e armës së gjatë që i futi në gojë një ushtar serb në Mitrovicë në 1999 kur ajo ishte vajzë 17 vjeçe. A thua që të jetë kursyer ky serb dhe të tjerët që ishin bashkë me të dhe të mos i ketë futur Vjosës ndonjë gjë tjetër të gjatë diku tjetër në trupin e saj përfshirë dhe gojën? Do të ishte një provë me rëndësi për padinë që Kosova kërkon të bëjë ndaj Serbisë për gjenocid, nëse Vjosa Osmani i pohon këto gjëra.

E thashë këtë se mund të nxiten edhe njerëz si Milaimi të bëjnë pohimin e tyre dhe kështu do të provohet kohëzgjatja e gjenocidit serb në Kosovë shumë më herët se lufta e fundit.

Gjithsesi, për ta përfunduar historinë time për njohjen me Milaim Zekën, ajri i prishur i dhomës bëri efekt edhe në stomakun e Milaimit i cili kishte ndenjur në atë mjedis shumë më tepër kohë se ne. Milaimi befas u ngrit nga shtrati dhe u përpoq të dilte me të shpejtë jashtë por dhoma ishte e mbushur me njerëz dhe ai u kthye me pamje të dëshpëruar dhe zgjati dorën të merrte një legen të famshëm ku shoku Enver lante duart dhe fytyrën në dimër kur ishte ftohtë dhe nuk dilte te pusi. Milaimi e afroi legenin te fytyra dhe volli. U përhap një erë e rëndë ku sundonte aroma e birrës. Qartësisht, Milaimi kishte pirë shumë birra “Korça” atë ditë.

Pasi volli dhe u lehtësua ai tha:

-Më fal bre loqka jem se ta ndota legenin!

I drejtohej Enver Hoxhës në fotografinë ku ishte me Miladinin.

Nuk e di nëse në Kosovë i thonë “legen” por Milaimi, me përjashtim të fjalës “loqkë” përpiqej ta fliste sa më saktë gjuhën letrare.

U ul në shtrat i rraskapitur dhe u mbështet te muri duke e mbajtur trupin pjerrtaz. Koka i takoi te fotografia e Enverit me Miladinin dhe meqënëse ishte mbështetur pjerrtaz buzët i takuan atje ku duhet të ishte organi seksual i Miladinit. Dhe rrinte kështu duke lëpirë buzët.

Për te respektuar vëllazërinë Enver-Miladin, Milaimi vajti tani në Korçë, 38 vjet pas vizitës së tij të parë, këtë herë me rastin e koncertit të Goran Bregoviçit si i ftuar nderi.

Për historinë që tregova më lart është dëshmitar edhe drejtori i sotëm i SHISH z. Elidon Bendo i cili atë ditë ka qenë vizitor te shtëpia-muzem si nxënës shkolle. Me siguri edhe atij i ka mbetur në mendje kjo skenë. Nuk di të them nëse z. Bendo sot me detyrën që ka sot ka kënaqur kureshtjen e vet për të parë disa sekrete të arkivave të shtetit komunist që kanë të bëjnë me Milaimin. Nëse e ka bërë do të mund t’ u vërtetonte shqiptarëve nëse donte se 75 karafilat e kuq që Milaimi i dhuroi Enver Hoxhës iu kanë kushtuar shqiptarëve si të ishin prej ari sepse Milaimi paguhej për shpërndarjen e librave të Enver Hoxhës në Suedi dhe më gjerë në Europë.

Nuk di të them sa e ka paguar Milaimin Irfan Hysenbelliu i Birra “Korça”, por një gjë di ta them me siguri që Milaimi nuk vinte pa para dhe po ta lironte dorën Fania, siç e quajnë Irfanin, Milaimi do të ngjitej në skenë për t’ i dhuruar karafila edhe Goran Bregoviçit.

Nëse Milaimi vjell edhe tani në Korçë ngaqë do të pijë shumë gota me atë lloj birre që e marrë në sasi të madhe ka për stomakun efektin e atij ajrit të rënduar të dhomës së shtëpisë-muzeum të Enverit, Fania le t’ i rrijë gati me legen. Sepse sado që Fania është bërë sot biznesmen i madh i llojit që Edi Rama e satirizoi me fjalët “ngushëllime bankave për kreditë që i kanë dhënë”, Fania ka mbetur thelb ai ushtari gardist i regjimit komunist që ruante njerëzit si Milaimi dhe Bregovici të cilët vinin si të ftuar të regjimit komunist. Kam dëgjuar se miqësia e Fanes me Milaimin daton që nga vizita e Milaimit në Shqipëri në 1983 kur Milaimi i ka dhuruar Fanes një palë brekë plazhi suedeze, mall i huaj shumë i vlerësuar në Shqipëri në atë kohë, të cilat Fania ua jepte me pagesë me orë gardistëve që shkonin në takim me dashnoret e tyre. Kështu e filloi biznesin Fania.

Një herë Milaimi ka treguar një anekdotë në një dalje televizive në Kosovë në të cilën pyetej sesi e hapin shishen e birrës gjakovarët. Këta sipas Milaimit e hapin ndryshe nga të tjerët, duke e futur grykën e shishes nga pas vetes për të nxjerrë tapën. Tani me siguri që në pjesën private të festës së birrës në Korçë ku do të jenë pak të ftuar Milaimi për nder të Bregoviçit do ta ftojë këtë të fundit që ta hapë shishen e birrës duke përdorur vrimën e pasme të Milaimit. Me këtë rast Fania mund të bëjë edhe një spot publicitar që do ta rritë shumë shitjen e birrës së tij në Serbi.

Edhe diçka të fundit. Milaimi do të komentojë te ky status sepse faqja ime është e hapur, por do të përdorë aplikimin që unë të mos përgjigjem dot drejtpërdrejt komentit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat