Ish-deputeti i LDK-së, ministrit Vitia: E di që të ka zënë gjumi, por të jap një këshillë

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së, ministrit Vitia: E di që të ka zënë gjumi, por të jap një këshillë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 17:10
Arben Vitia

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19.

Ai ka pyetur Vitinë se pse nuk po e viziton QKUK-në dhe spitalet ku po trajtohen të infektuarit me Covid-19.

Postimi i plotë:

I nderuari minister Vitia,

E di qe ty nuk të zenë gjumi kur populli ka telashe, keshtu e keni ju te VV- së ne pergjithësi,prandaj po ta jap nje keshillë.  Pse bre  nuk po i viziton QKUK ,  spitalet ku po mjekohen te semurit me Covid19 , dhe qendrat e vakcinimit? Nuk e ke problem bre! Dil thuaju se nuk ka barna e material hargjues, eshte rritur shume numri i te infektuarve dhe vdekjeve fatkeqësisht,nuk ka staf te mjaftushem se i largova nga puna, nuk po muj me bo kurgjo ne menagjim se kam tjera pune siç janë zgjedhjet lokale, nuk……. Ama kryesorja thuaju eshte se ti ske faj . Fajet i ka Qeveria  Hoti dhe ministri Zema.

-Uhë se harrova, thuaju se fajet i ka populli dhe ai tipi bre, si e pat emrin – po, Delta.

Mos harro vendose mindilin dhe mundesishte ate antenen ne krye dhe del ne vakt te iqindise, a di pak per popullizem dhe nderpreje fjalimin kur të thirre ezanin hoxha. Mirë ish kon me e marrrë edhe Albinin, po duket pak ma bindshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat