E dhimbshme: Diola Dosti qan me dënesë për Marigonën, ky është mesazhi i saj për prindërit

Aktuale

E dhimbshme: Diola Dosti qan me dënesë për Marigonën, ky është mesazhi i saj për prindërit

Nga: M.L. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 14:44
Diola Dosti

Dietologia e njohur shqiptare, Diola Dosti është tronditur nga rasti i vrasjes së tmerrshme të vajzës 18 vjeçare, Marigona Osmani.

Dosti në një paraqitje të drejtpërdrejtë në facebook nuk ka mundur t`i mbajë lotët, duke folur mbi gjendjen e vajzave në ditët e sotme, derisa ka bërë thirrje për edukimin e tyre.

“Është e tmerrshme, unë fillimisht do punoj fort për vajzat e mija që të bëhen të zonjat e vetes. Mos hiqni dorë së edukuari vajzat tuaja”, ka thënë mes tjerash ajo.

Dietologia e njohur u ka bërë thirrje prindërve që në vend të dasmave 20 mijë euroshe, t`iu blejnë vajzave libra e t`i shkollojnë ato.

“Mos i paguani nga 20 mijë euro dasma, por blijuni biblioteka, blijuni vajzave tuaja tru”, u shpreh ajo ndërsa shprehi ngushëllime të sinqerta për familjarët e Marigonës.

“Mësojuni vajzave tuaja të drejtat e tyre themelore, bëhuni shembulli më i mirë për t`u ndjekur nga ato. Më duket sikur jam në shpirtin e nënës së Marigonës”, thotë ajo teksa qan me dënesë për rastin.

“Edhe nëse vajza juaj bën seks me dikë ju nuk duhet ta martoni me atë person”.

“Marigona nuk duhej të vdiste, askush nuk duhej të vdiste. Vajzat nuk duhet të vdesin në këtë formë. Nuk duhet t`i mësojmë vajzat që të heshtin, por që të jenë versioni më i mirë i vetës së tyre”.

Për më tepër mund gjeni videon e Diola Dostit të postuar në Facebook:

 

 

Posted by Mesimet e Dioles on Tuesday, August 24, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat