Personi që ndihmoi në kapjen e Dardan Krivaqës: S’dua shpërblim, e bëra për hir të vajzës sime

Aktuale

Personi që ndihmoi në kapjen e Dardan Krivaqës: S’dua shpërblim, e bëra për hir të vajzës sime

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Behgjet Pacolli ka kontaktuar personin i cili ka ndihmuar në gjetjen e arrestimin e Dardan Krivaqës.

Politikani e biznesmeni i ofroi atij shpërblimin të cilin e kishte premtuar gjatë ditës për këdo që kontribuon në gjetjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Por, personi që ndihmoi e që nuk deshi ta bëjë të ditur identitetin e tij nuk ka pranuar shpërblim, ai tha se nuk do asgjë për këtë ndihmë, ngase e ka bërë për hir të vajzës së tij e dhembshurisë për 18-vjeçaren.

Këtë e konfirmoi përmes një shkrimi në Facebook edhe këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat