Pozhari jep emrin e kandidatit që do ta fitojë Prishtinën

Aktuale

Pozhari jep emrin e kandidatit që do ta fitojë Prishtinën

Nga: M.H. Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:35
Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me të parin e komunës së Prishtinës.

Sipas tij përkrahja e vazhdueshme që i ka japur Vitisë ka bërë që të paguaj me grafite në mure, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo ai thotë se Prishtinën do ta fitojë Vitia pa balotazh.

Shkrimi i plotë:

Unë isha paralajmëruar se nëse vazhdoj të jem në krah të një modeli si Arbeni, s'do të kenë mëshirë për mua!

Jo rastësisht, një shkronjë mjaftoi që të ma shënojnë emrin nëpër grafite. Me padurim presin që Beni të flet, çkadoqoftë...

Jeni me fat! Për mua më me rëndësi është shpëtimi i jetës së njerëzve sesa sondazhet.

P.s

Prishtinën do ta fitojë Arbeni pa balotazh. Tërbohuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat