36 vdekje, Cakolli: Ministri i Shëndetësisë të dorëhiqet, nëse jo Kuvendi duhet t’a shkarkojë atë

Aktuale

36 vdekje, Cakolli: Ministri i Shëndetësisë të dorëhiqet, nëse jo Kuvendi duhet t’a shkarkojë atë

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:20
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas situatës me Covid, ku vetëm sot u raportuan 36 vdekje.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Arben Vitia dhe nëse nuk e bën këtë ta shkarkojë Kuvendi, sepse fajin kryesor për vdekjet dhe rastet pozitive e ka Qeveria, konkretisht Ministri i Shëndetësisë.

Shkrimi në Facebook:

36 të vdekur! Tashmë, virusi nuk po ua kursen jetën as të rinjve. Ky numër i vdekjeve ka qenë i pritshëm. Për fat të keq, me numrin e qytetarëve në trajtim spitalor, ditëve të ardhshme numri i vdekjeve mund të jetë edhe më i madh.

E fajin kryesor për vdekjet dhe rastet pozitive e ka Qeveria, konkretisht Ministri i Shëndetësisë. Ministri, sepse ekonomia u vendos para shëndetit publik. Ministri, sepse në vend se të reagojë me masa kur numri ishte në rritje, e kur masat eventuale do të ishin shumë më efektive, vendosi t'ua zgjasë orarin e punës sektorëve që ishin burimi kryesor i infeksionit. Ministri, sepse nuk pati mbikëqyrje të respektimit as të atyre pak masave në fuqi. Ministri, sepse nuk u ndërmorr asgjë ndaj atyre qytetarëve të papërgjegjshëm që as nuk vaksinoheshin as nuk respektonin asnjë masë. Ministri, sepse u prit që t'i kemi afër 30 mijë raste aktive dhe mbi 1,200 të hospitalizuar, për të reaguar. Ministri, sepse u soll thuajse me sigurimin e vaksinave përfundoi pandemia.

Prandaj, të paktën si refleksion i përgjegjësisë morale që ka për situatën e krijuar, Ministri i Shëndetësisë duhet të dorëhiqet. Nëse ai nuk dorëhiqet vet, Kuvendi duhet t'a shkarkojë atë duke e thirrur atë në përgjegjësi politike, përmes mocionit individual të mosbesimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat