Përfundoi misionin, Avni Arifi tregon kujt ia dorëzoi detyrën e amabsadorit

Aktuale

Përfundoi misionin, Avni Arifi tregon kujt ia dorëzoi detyrën e amabsadorit

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:07
Avni Arifi

Ish-ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Avni Arifit tashmë i ka përfunduar mandati edhe si ushtrues detyre i ambasadorit, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk e ka bërë zëvendësimin e tij.

Kjo, për shkak se pikërisht kjo ministri kishte kërkuar nga presidentja e vendit Vjosa Osmani që të lirojë nga detyra 12 ambasadorë të Kosovës në vendet e huaja.

Media ka kërkuar përgjigje nga disa prej ambasadorëve të shkarkuar se kujt ia kanë dorëzuar detyrën, por i vetmi që është përgjigjur ka qenë Avni Arifi.

“Detyrën e kam dorëzu tek sekretari i parë që është në mision Egzon Demiri. Ai do të jetë i ngarkuar me punë deri në ndonjë vendim tjetër të MPJD-së”, ka thënë Arifi, për “Front Online”.

Për mos emërimin e ambasadorëve të rinj sot ka reaguar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka shkruar se kjo Qeveri po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë, duke shtuar se kjo është papërgjegjësi e skajshme e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat