Kosova pati më së shumti vizitorë nga këto tri shtete

Aktuale

Kosova pati më së shumti vizitorë nga këto tri shtete

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:03
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se Kosova kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra në tre mujorin e dytë të vitit 2021

Në njoftimin e ASK-së ku janë publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë thuhet se numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 60 mijë e 884, prej tyre 36.22 përqind janë vendorë dhe 63.78% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94,148, prej tyre 36.68% nga vendorët dhe 63.32% nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 22 340 vizitorë dhe 35 403 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”.

“Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017 – 2020”,thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat