Varroset grimerja 28-vjeçare, e cila vdiq si pasojë e Koronavirusit

Aktuale

Varroset grimerja 28-vjeçare, e cila vdiq si pasojë e Koronavirusit

Nga: A.Zh Më: 4 shtator 2021 Në ora: 17:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

I është dhënë lamtumira e fundit 28 vjeçares Liberta Selaci, e cila vdiq me foshnjën e saj si pasojë e infektimit me Koronavirus.

Grimerja nga Vushtrria ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë, por humbi jetën tragjikisht pas infektimit me Covid-19, përcjell Bota sot.

Për shkak të masave kundër pandemisë, në varrimin e saj kanë marrë pjesë familjarë të saj dhe të afërm të ngushtë.

Image
Liberta Selaci

Selaci u varros në varrezat e fshatit Banjskë të Vushtrrisë.

Familjarët kanë njoftuar se për shkak të pandemisë, nuk do të mbahet e pamja.

Mediat kanë publikuar pamje nga varrimi i saj:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat