“Humbje e madhe për Kosovën” – Vdes ish-këshilltari i Kancelares Merkel

Aktuale

“Humbje e madhe për Kosovën” – Vdes ish-këshilltari i Kancelares Merkel

Nga: N.Sh. Më: 6 shtator 2021 Në ora: 08:26
Jan Hecker dhe Merkel

Politikani dhe ambasadori i Gjermnisë në Kinë, Jan Hecker ka ndërruar jetë.

Vdekja e tij po cilësohet si humbje e madhe për Kosovën.

Kështu ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i ka shprehur ngushëllim Kancelares gjermane Angela Merkel.

Haradinaj në një postim në facebook, thotë se me Hecker ka bashkëpunuar për së afërmi.

Postimi i plotë:

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker.

Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën.

Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen me familjen e të ndjerit, Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë.

RH

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat