Këta janë nënë e bir nga Gjilani që humbën jetën nga Covid-19

Aktuale

Këta janë nënë e bir nga Gjilani që humbën jetën nga Covid-19

Nga: A.SH Më: 6 shtator 2021 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Sot nga virusi Covid-19 kanë humbur jetën nënë e bir.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Arifi nga Zhegra, pasi nëna Sadije Arifi dhe djali i saj Agroni, e humbën betejën me koronavirus.

Ai ka thënë se kjo është dhimbje e madhe për të gjithë dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të vaksinohen kundër këtij virusi.

“Sonte kemi dhimbje të dyfishtë pasi nënë e birë, Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me COVID-19. Kjo është dhimbje e madhe dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të kenë kujdes maksimal, t’i respektojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen domosdo, pasi është e vetmja mënyrë e ruajtjes së shëndetit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Arifi. Lutemi që të bëhen të fortë dhe ta përballoni këtë dhimbje të madhe”, ka thënë Haziri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat