Bie interesimi për testim, por në IKSHP thonë se kanë mjaftueshëm teste PCR

Aktuale

Bie interesimi për testim, por në IKSHP thonë se kanë mjaftueshëm teste PCR

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 12:16
Xhevat Jakupi

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës aktualisht janë në dispozicion rreth 200 mijë teste për COVID-19, ndërsa në këtë autoritet shëndetësor po bëhen deri në 2 mijë testime brenda ditës.

Xhevat Jakupi nga IKSHP thotë se testimet për COVID-19 po vazhdojnë çdo ditë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Mikrobiologu Jakupi thotë se aktualisht ka mjaftueshëm teste PCR dhe se në stoqet e IKSHP janë rreth 200 mijë të tilla.

Ai tha se nga kontrata e financuar nga Ministria e Shëndetësisë mund të sigurohen edhe 90 mijë teste PCR të tjera.

Jakupi: Rreth 200 mijë teste PCR në stoqet e IKSHP

Po teste kemi të mjaftueshme fatmirësisht ne e kemi pasur një kontratë këtë vit të cilën e financon Ministria e Shëndetësisë dhe përmes asaj kontrate kemi blerë 300 mijë RT-PCR teste dhe kemi mundësitë porosisim edhe 90 mijë të tjera dhe kemi teste të mjaftueshme edhe për muajt në vijim. [...] Realisht munden me qenë diku rreth 200 mijë teste në dispozicion”, theksoi ai.

Derisa situata pandemike në vend vazhdon të jetë e rëndë, Jakupi thotë se këtë javë pati më pak të interesuar për t’u testuar krahasuar me javën e kaluar.

Jakupi: Ka rënie të interesimit për testim

Testimet me PCR në IKSHP vazhdojnë në mënyrë të përditshme secilën ditë të javës nga e hëna deri të dielën merren mostra dhe kryhen testime. Mesatarisht në IKSHP dhe QRSHPK brenda një dite kryhen rreth 2 mijë testime me PCR brenda ditës testimi vazhdon në mënyrë të rregullt interesim ka natyrisht ka qenë para 1 apo 2 javë interesimi pak më i shtuar tash ka ra diku 10 apo 20% por prapë ka me mijëra mostra që vijnë në secilën ditë për testim dhe ato testohen pa ndonjë problem”, u shpreh Jakupi.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë brenda ditës po testohen mbi 10 mijë qytetarët, ku shumica këto testime po i bëjnë edhe në laboratorët privatë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 10 mijë e 851 testime, prej të cilëve 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa betejën me këtë infeksion e kanë humbur 19 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat