Demi tregon a ka arsye të shtyhen zgjedhjet lokale

Aktuale

Demi tregon a ka arsye të shtyhen zgjedhjet lokale

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 16:15
Agron Demi

Agron Demi nga Instituti GAP ka deklaruar se s’ka arsye logjike për t’i shtyrë zgjedhjet lokale, duke thënë se në kohën kur insistohej të mbaheshin zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt, në vend kanë qenë mbi 64 mijë raste pozitive me COVID-19, dhe me asnjë të vaksinuar.

Demi ka shkruar në Facebook se po bëhet përpjekje të shtyhen zgjedhjet lokale kur aktualisht janë 18 mijë raste aktive me COVID-19 dhe të administruara mbi një milion vaksina.

“Kur më 14 shkurt kërkohej me të drejtë mbajtja e zgjedhjeve kritika ndaj pushtetit ishte se nuk po e menaxhon mirë pandeminë. Tash kur po kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, partia në pushtet po mburret se si e ka menaxhuar mirë pandeminë dhe se kemi shkallën më të lartë të vaksinimit në rajon. Atëherë pse me u shty zgjedhjet. Përse VV ishte partia e vetme që nuk u deklarua për shkurtim apo anulim të fushatës, por është për shtyrjen e zgjedhjeve”, thuhet në statusin e tij.

Demi ka shtuar se anulimi i fushatës zgjedhore me prezencë fizike dhe respektimi i masave mbrojtëse më 17 tetor është opsioni i vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat