Arsim Gërxhaliu mohon se është shkarkuar: Më ka kaluar mandati

Aktuale

Arsim Gërxhaliu mohon se është shkarkuar: Më ka kaluar mandati

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 20:28
Arsim Gerxhaliu

Arsim Gërxhaliu ka mohuar se është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ai në një prononcim deklaroi se atij i ka kaluar vetëm afati i mandatit të parë, ndërsa në raste të tilla rregullorja parasheh që  nga shërbyes civil, të kalohet në shërbyes publik.

Gërxhaliu edhe përmes facebook shkruan se ai nuk është shkarkuar porse mandati i tij ka përfunduar më 28 gusht.

”…mua më ka kaluar mandati më 28 gusht, dhe nuk jam shkarkuar”, shprehet ai.

Tutje ai pohoi se të gjitha detyrat e mëparshme lidhur me çështjen e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë, mbeten në funksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat