Kraki befasohet nga ky veprim i LDK-së, kujton ‘fjalën e urtë’ të Driton Selmanajt

Aktuale

Kraki befasohet nga ky veprim i LDK-së, kujton ‘fjalën e urtë’ të Driton Selmanajt

Nga: A.M Më: 13 shtator 2021 Në ora: 21:34
Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki u shpreh se zgjedhjet duhet dhe do të mbahen në tetor.

Mirëpo, Kraki  ka mbetur i befasuar me këmbënguljen e LDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Po ma kujtojnë fjalën e urtë të Dritonit të Selmanajve në fushatën e kalume « me ujin, zjarrin dhe LDK-në nuk luhet ». 2 javë më vonë pësuan debakël historik. Çka s’nin njeri!” shkroi në facebook Kraki, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Zgjedhjet duhet dhe do te mbahen ne tetor por jam i impresionum me ngutine e LDK-se per garë zgjedhore.

Po ma kujtojnë fjalen e urte te Dritonit te Selmanajve ne fushaten e kalume « me ujin, zjarrin dhe LDK-ne nuk luhet ». 2 jave me vone pesuan debakel historik ?

Çka s’nin njeri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat