Aliu jep detaje për marrëveshjen në Beograd, kjo ishte kërkesa e Serbisë për Kosovën

Aktuale

Aliu jep detaje për marrëveshjen në Beograd, kjo ishte kërkesa e Serbisë për Kosovën

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 10:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Projekti për zgjatjen e pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të mundësojë normalizimin e hapësirës ajrore dhe hapjen e rrugëve të reja me shtetet fqinje.

Kështu ka deklaruar në një konferencë për media ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se me finalizimin e këtij projekti ANP “Adem Jashari” bëhet konkurrent në rajon.

Ai tha se me këtë rast sistemi instrumental i aterrimit në aeroport avancohet nga kategoria 2 në 3B, e që do të ndikojë në eliminimin e shkaktarit kryesor të anulimit të fluturimeve dhe rënies së numrit të udhëtarëve.

Aliu: Zgjatja e pistës e bënë Aeroportin e Prishtinës konkurrent në rajon

“Ky është një projekt i veçantë dhe ka një rëndësi të veçantë sepse këtë aeroport e bën konkurrues në rajon. Me finalizimin e këtij projekti, do të realizohet zgjatja e pistës prej 2500 metra sa është momentalisht në 3050 metra dhe do të kemi instalim të pajisjeve të rëndësishme për përcjelljen e kapaciteteve teknike të Agresionit të Navigimit Ajror për ofrimin e shërbimeve në vend. Me realizimin e këtij projekti, sistemi instrumental i aterrimit në këtë aeroport avancohet nga kategoria 2 në 3B e që është një avancim jashtëzakonisht cilësor e që Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës e bën konkurrent në rajon[...]Ky është projekt i MI, i qeverisë së Kosovës, i cili është nënshkruar në vitin 2017, ndërsa vlera e tij totale me TVSH është 33 milionë 566 mijë e 305 euro”, tha ai. 

Ministri Aliu tha po ashtu se me këtë projekt do të mundësohet normalizimi i hapësirës ajrore e që nënkupton hapjen e rrugëve të reja me shtetet fqinje.

Aliu: Do të hapen rrugë të reja me shtetet fqinje

“Po ashtu, pajisjet, të cilat do të funksionalizohen me këtë projekt e që kanë të bëjnë me navigimin, me meteorologjinë do të luajnë rol shumë të rëndësishëm për aterrim në kushte të vështira atmosferike dhe me këtë rast do të eliminohet shkaktari kryesor i anulimit të fluturimeve dhe rënies së numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Me këtë projekt do të mundësohet normalizimi i hapësirës ajrore e që nënkupton hapjen e rrugëve të reja me shtetet fqinje... Ne kemi hasur në gatishmëri të madhe që ky projekt të kryhet sa më shpejt, brenda këtij viti[...] Jemi duke punuar edhe më tej që të hapen edhe korridore të tjera, siç është ai me Malin e Zi”, shtoi Aliu.

Edhe komandanti i KFOR-it, major gjeneral Franco Federici tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe për zhvillimin ekonomik.

Përmes këtij projekti, ai tha se kompanitë do ët kursejnë para, teksa shtoi se do të ulet edhe kosto e fluturimit.

Federici: Zgjatja e pistës në ANP “Adem Jashari” hap shumë i rëndësishëm për Kosovën

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe për zhvillimin ekonomik. Do të keni më shumë udhëtar, më shumë turistë. Dhe, është një gjë e mirë edhe për kompanitë sepse ato do të kursejnë para dhe kosto e fluturimeve do të ulet dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, edhe mjedisi do të përfitojë sepse do të shfrytëzohen më pak karburante. Në përgjithësi, një hap shumë i rëndësishëm ky që ndërlidhet edhe me trajnimin dhe arsimimin e kontrolluesve të ri të trafikut këtu ën Kosovë, dhe në përgjithësi kisha me thënë që është një sukses i madh”, tha ai.

Drejtor i operimeve në LIMAK, Gokmen Aritay tha se janë të lumtur që si palë e kontraktuar kanë arritur të mbajnë premtimin për përfundimin në kohë të projektit.

Aritay: Jemi krenarë që si palë e kontraktuar të jemi pjesë e këtij projekti

“Projekti është për zgjatjen e pistës, mirëpo përmban edhe shumë elemente të tjera që përmirësojnë të gjitha standardet e sigurisë dhe menaxhimin e hapësirës ajrore[...]Ne si LIMAK, si palë e kontraktuar jemi shumë krenarë që jemi pjesë e kësaj[...]Jemi shumë të lumtur që mbajtëm premtimin tonë dhe e përfunduam në afat siç e kemi parashikuar”, u shpreh ai.

Projekti për zgjatjen e pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është nënshkruar në vitin 2017, ndërsa vlera e tij totale me TVSH është 33 milionë 566 mijë e 305 euro.

***

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu deklaroi sot se gjatë Samitit të Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor 2021, të mbajtur në Beograd ka pasur kërkesë për linjën hekurudhore Prishtinë – Nish, por që sipas tij, kjo e fundit nuk do të kishte kuptim pa bërë lidhjen me Portin e Durrësit.

Aliu, në një konferencë për media të mbajtur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, dha edhe detaje të tjera lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në Beograd.

Ai bëri të ditur se gjatë samitit ka ngritur çështjen e korridoreve të reja, pasi që siç tha ai, korridoret hekurudhore ekzistuese e lënë Kosovën anash. Ndërsa theksoi se linja hekurudhore Prishtinë – Nish do të kishte kuptim vetëm nëse do të lidhte Prishtinën me Durrësin.

Aliu: Linja hekurudhore Prishtinë-Nish do të kishte kuptim vetëm nëse do të na lidhte me Durrësin

“Në Beograd ajo çka unë kam ngritur tjetër, është çështja e korridoreve të reja. Ajo që dua të them është që korridoret ekzistuese e lënë Kosovën anash... 15:36 Është kërkuar që të bëhet edhe një linjë tjetër, nga Prishtina për Nish. Kjo linja tjetër nga Prishtina për Nish, do të kishte kuptim vetëm nëse do të kishim me e lidhë Prishtinën me Durrësin. Prandaj, është e domosdoshme sot që të insistohet nga ne, por edhe nga Republika e Shqipërisë, sepse ka fonde të BE-së, që ta bëjnë linjën hekurudhore nga Prishtina në Durrës. Kjo nënkupton që do të kemi qarkullim të udhëtarëve por edhe të mallrave, pasi që pritet që Porti i Durrësit të jetë një port i rëndësishëm i Mesdheut”, tha ai.

Aliu bëri të ditur se marrëveshja e nënshkruar në Beograd ka të bëjë me harmonizimin e legjislacioni ndërmjet vendeve dhe modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore.

Aliu: Marrëveshja e nënshkruar në Beograd ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit ndërmjet vendeve

“Traktati, i cili u nënshkrua ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit ndërmjet vendeve, ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore në mënyrë që të mundësohet një komunikim dhe një transport normal mes vendeve të Ballkanit. Problemet e shumta janë pikat kufitare, pra ën këtë rast, është edhe çështja e mënjanimit të procedurave nëpër pika kufitare”, tha ai.

***

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se marrëveshja e nënshkruar në Beograd ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore.

Ai ka sqaruar se në këtë takim është kërkuar të ndërtohet një linjë nga Prishtina për në Nish, por që ai thotë se ky projekt do të kishte efekt vetëm nëse lidhet edhe me Durrësin.

Ky vit që jemi nga BE-ja është i shpallur si viti i hekurudhave është mbajtur Samiti që ishte në Beograd, kohë më parë në Lubjanë pastaj në samitin e radhës të kemi edhe në Prishtinë dhe temë diskutimi ishte hekurudhat dhe ajo çka u nënshkruar kanë të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore që të mundësohet një transport normal ndërmjet vendeve të Ballkanit”.

Ajo çka kam ngritur tjetër është çështja e korridoreve të reja, është kërkuar që të bëhet një linjë nga Prishtina në Nish, por kjo do të kishte kuptim nëse do të lidhej me Durrësin, dhe kjo nënkupton që të kemi qarkullim të mallrave”.

Aliu ka marrë pjesë në Samitin Hekurudhor në të cilin së bashku me homologët e tij nga vendet e rajonit kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor.

Më 14 shkurt të vitit 2020, delegacionet nga Kosova dhe Serbia në Mynih janë dakorduar për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat