Flet avokati i Sali Mustafës pas akuzave të Gjykatës Speciale

Aktuale

Flet avokati i Sali Mustafës pas akuzave të Gjykatës Speciale

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 19:26
Salih Mustafa

Avokati i licencuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Skënder Musa, ka thënë se aktakuza ndaj Salih Mustafës ka qenë e përgjithësuar dhe jo e individualizuar në persona të caktuar.

Sipas tij, në këtë rast aktakuza nuk ka pasur një lidhje direke të ish komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës, me ndonjë person të caktuar.

“Në këtë rast nuk pa pasur një lidhje direkte të Salih Mustafës me ndonjë person të caktuar sidomos nga LDK-ja ashtu sic u cek apo nga bashkëpunëtorët e regjimit”.

Ka pasur qendër të ndalimit apo të mbajtjes për persona që kanë keqpërdorur, vjedhur, apo bërë propagandë që në luftë njihet si propagandë armiqësore dhe kjo është shumë mirë e rregulluar me ligjet e luftës dhe konventat e luftës”, është shperhur Musa..

Tutje, ai thotë se në çështjet penale që janë ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, prokurori ka dështuar që të argumentojë  me prova materiale se ndaj kujt është ushtruar maltretim dhe në rastin më të rëndë kush janë personat e vrarë në mënyrë individuale nga personat e akuzar.

Çdo provë e paraqitur duhet të lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthort me individin. Në rastin konkret prokurori Special, ka dështuar që ta lidh Mustafën me provat që i ka prezantuar dhe me emrat e përveçëm të individëve që kanë mund të jenë viktima”, është shprehur Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat