Presidentja Osmani flet nga Gjermania: “Open Balkan” iniciativë e rrezikshme

Aktuale

Presidentja Osmani flet nga Gjermania: “Open Balkan” iniciativë e rrezikshme

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 20:54
Presidentja Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Nga Gjermania, presidentja e vendit Vjosa Osmani edhe një herë ka kërkuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me njohje reciproke.

Këto deklarime Osmani i bëri në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, ku u takua me ministrin e jashtëm të këtij shteti, Heiko Maas, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Një mesazh të ngjashëm nga ky takim, Serbisë ia dërgoi edhe diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i cili tha se Serbia nuk do të bëhet pjesë e BE-së përderisa nuk e njeh Kosovën.

E para e shtetit të Kosovës gjatë qëndrimit në Gjermani, e hapi edhe diskutimin e “Ballkanit të Hapur”, të cilën si iniciativë e quajti të rrezikshkme, njofton KK.

Nga ky takim Osmani e ka mirëpritur edhe përfundimin e shpejtë të marrëveshjes dypalëshe për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat