Një delegacion prej tre zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë pritet t’i vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë

Aktuale

Një delegacion prej tre zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë pritet t’i vizitojnë liderët e UÇK-së në Hagë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 23:22
Foto ilustrim nga "Bota sot"/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Një delegacion prej tre zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë pritet ta vizitojë Qendrën e Paraburgimit në Hagë javën tjetër.

Nga 15 korriku ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës presin vizitorë nga Kosova.

Këta vizitohen në baza mujore nga tre familjarë të tyre, vizitë kjo që zgjatë tre ditë.

Të gjitha shpenzimet e tyre mbulohen nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Prej gjithë të paraburgosurve, katër familje janë që udhëtojnë më së shpeshti ndërsa familjarët e ngushtë janë vizitorët e rregullt.

Përveç familjarëve, këtë muaj të paraburgosurit në Hagë pritet që t’i vizitojnë edhe zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo vizitë realizohet pas disa kërkesave që ka bërë ky dikaster drejtuar Dhomave të Specializuara për t’i vizituar të paraburgosurit në Hagë.

Qëllimi i kësaj vizite është që të vizitohen të gjithë të paraburgosurit pa dallim, ndërsa do të ketë takime edhe me zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë treguar edhe kërkesat e tyre karshi kësaj qendre, ku lehtësimi i udhëtimit të familjarëve do të jetë ajo kryesorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat