Haxhiu tregon se sa milionë euro janë nda deri tani për të akuzuarit në Hagë

Aktuale

Haxhiu tregon se sa milionë euro janë nda deri tani për të akuzuarit në Hagë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 00:07
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se deri tani 3.5 milionë euro i ka dhënë MD për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

“MD është duke kryer punën në raport me komeptencat që na i ka dhënë kuvendi. Për mua secili cent i qytetatërve duhet të jetë publik Nuk ka asnjë kuptim që taksat e qytetarëve të mbahen konfidenciale, sepse e rritë dyshimin se dicka po keqpërdoret. Deri tani janë 3.5 milionë që janë shpenzuar për këtë kategori.

Në këtë drejtim md ka kryer cdo detyrë që ka”, ka thënë Haxhiu.

Tutje ajo tha se nuk është problemi ku është fizikisht kjo gjykatë, por problemi sipas saj qëndron tek mandati që ka Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat