Prindon Sadriu shoqëron kryeministrin Kurti në Shkup

Aktuale

Prindon Sadriu shoqëron kryeministrin Kurti në Shkup

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 11:01
Albin Kurti dhe Prindon Sadriu

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njëherë edhe bashkëshorti i presidentes kosovare Vjosa Osmani, Prindon Sadriu gjatë ceremonisë shtetërore me rastin e mbledhjes së përbashkët mes Shkupit dhe Prishtinës zyrtarë po shoqëron kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sadriu është parë gjatë gjithë kohës në afërsi të kryeministrit Zoran Zaev dhe Albin Kurti.

Ndryshe, sot dy qeveritë do të mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare. Para nisjes së seancës së përbashkët do të ketë ceremoni të pritjes zyrtare, takim kokë më kokë mes kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Kurti si dhe takime bilaterale mes ministrave të dy qeverive.

Siç njoftuan dje nga Qeveria, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat