Lajçak thotë se opozitës i kërkoi mbështetje për dialog: Takimet ishin konstruktive

Aktuale

Lajçak thotë se opozitës i kërkoi mbështetje për dialog: Takimet ishin konstruktive

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:14
Miroslav Lajçak

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se takimet me partitë opozitare kanë qenë konstruktive.

Pas takimit me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Lajçak tha se ka kërkuar mbështetjen e tyre në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradin.

“Kërkova për mbështetje të dialogut, pasi arritja e një marrëveshje përfundimtare është në të mirën e Kosovës. Partitë opozitare kanë eksperiencë në dialogun, dhe për mua ishte e rëndësishme të dëgjojë mendimin e tyre. Po ashtu besoj që do të jenë konstruktiv. I konsiderojë këto takime shumë të rëndësishme dhe jam i kënaqur me rezultatet”.

Ndryshe, gjatë ditës Lajçak është takuar edhe me kreun e PDK-së dhe atë të LDK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat