Tahiri i AAK-së flet për arkivat e UÇK-së: Bislimi duhet të ketë kujdes me palën serbe

Aktuale

Tahiri i AAK-së flet për arkivat e UÇK-së: Bislimi duhet të ketë kujdes me palën serbe

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 18:44
Besnik Tahiri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për temën e arkivave të UÇK-së, duke thënë se nuk ekzistojnë arkiva të tilla dhe se këto tema janë të stimuluara nga Presidenti i Serbisë.

“UÇK është vlera jonë komvëtare, shteti i Kosovës nuk ka arkiva, shteti i Kosovës e ka një të vërtetë dhe ajo e vërtetë është e ditur.Tema të tilla as nuk duhet të jenë në tavolinë , janë tema të cilat i stimulon Presidenti Vuçiq, për interesa të veta, për të barazu Kosovës me Serbinë”, tha Tahiri.

Ai tha se Besnik Bislimi si zëvëndëskryeministër do të duhet të tregohet i kujdesshëm në raport me diskutimet me palën serbe.

“Besnik Bislimi duhet të ketë kujdes dhe saktësi milimetrike në raport me diskutimet me palën serbe”, shtoi Tahiri.

Ai sot është takuar edhe me Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsollav Lajçak për të cilin Tahiri tha se në lidhje me temën e arkivave, ai u tregua shumë i saktë.

“Lajçak ishte shumë i saktë, ai nuk foli për çëshjen e arkivave të UÇK-së, ai foli për çeshtjen e të zhdukurve, ku është diskutuar për ndarje të arkivave, por jo për arkiva të UÇK-së”, u shpreh Tahiri.

Deputeti i AAK-së tutje tha se arkivat e vetme të Kosovës janë 13 mijë dëshmorë, 100 mijë shtëpi të djegura dhe mbi 1 milion të larguar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat