“Xhelal, hallall të qoftë!”, Xhevdet Pozhari: Policisë i janë hequr prangat nga pushteti

Aktuale

“Xhelal, hallall të qoftë!”, Xhevdet Pozhari: Policisë i janë hequr prangat nga pushteti

Nga: N.Sh Më: 17 shtator 2021 Në ora: 13:05
Xhelal Sveçla

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, përmes një postimi në Facebook, ka ‘lartësuar’ punën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlës.

Pozhari këtë e ka bërë pas disa arrestimeve që ndodhën brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ai thotë se kadale po i vjen era shtet!

Sipas tij, Policisë i janë hequr prangat nga pushteti.

Postimi i plotë:

Brenda 24 orëve:

- Arrestohet një mjek që e shpëtoi me histori të rreme kryetarin e një komune nga gjyqi;

- Arrestohet një person për organizim kriminal gjatë zgjedhjeve;

- Arrestohet një zyrtar i MPB-së për ryshfet;

- Arrestohet një fajdegji që keqpërdorte uniformën e UÇK-së;

Kadale po i vjen era shtet! Policisë i janë hequr prangat nga pushteti.

Xhelal, hallall të qoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat