Edhe Blerim Latifi mbështet reciprocitetin e targave, por e shqetëson kjo gjë

Aktuale

Edhe Blerim Latifi mbështet reciprocitetin e targave, por e shqetëson kjo gjë

Nga: A.M Më: 20 shtator 2021 Në ora: 19:26
Blerim Latifi

Analisti politik, Blerim Latifi ka mbështetur vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbinë.

Madje, ai në një postim në Facebook kritikoi opozitën e cila po e akuzon qeverinë së këtë vendim e ka marrë për arsye elektorale.

“Më brengosës se pyetja e opozitës, është fakti se për të zbatuar në veri një vendim, në thelb administrativ, duhet angazhuar gjithë aparati i forcave speciale të policisë së Kosovës.Ky fakt duhet të na shqetësojë të gjithëve, e jo çështja se kush humb e kush fiton vota nga zbatimi i këtij apo atij vendimi shtetëror”, deklaroi Latifi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vendimi për reciprocitetin e targave është vendim i duhur. A është zbatuar ky vendim për efekte elektorale, siç po thotë opozita? Kjo pyetje ka rëndësi për opozitën, por nëse ky reciprocitet funksionon, atëherë kjo pyetje hiç nuk është relevante. Më brengosës se pyetja e opozitës, është fakti se për të zbatuar në veri një vendim, në thelb administrativ, duhet angazhuar gjithë aparati i forcave speciale të policisë së Kosovës.Ky fakt duhet të na shqetësojë të gjithëve, e jo çështja se kush humb e kush fiton vota nga zbatimi i këtij apo atij vendimi shtetëror. Edhe ashtu dihet se në Kosovë nuk ka politikan që nuk mendon të përfitojë poena politikë nga ato pak gjëra të mira që bëhen nga institucionet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat