Publikohen fotot nga seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Ushtarakët serb në hall të madh, Vuçiq shfaqet i...

Aktuale

Publikohen fotot nga seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Ushtarakët serb në hall të madh, Vuçiq shfaqet i...

Nga: P.R Më: 21 shtator 2021 Në ora: 11:32
Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë

Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, seancë kjo e thirrur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pasi Kosova vendosi reciprocitet për targat e veturave, vendim ky që ka nxitur tensione të reja në veri të Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiq.

Në seancë marrin pjesë ministrat Nebojsha Stefanovic, Aleksandar Vulin, si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe Milan Mojsilovic dhe Drejtori i BIA -s Bratislav Gasic.

E mediat serbe kanë publikuar fotot nga seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, ku nga fotot shihet se në ushtarakët serb kanë rënë në hall pas vendimit të fundit nga Kosova.

Po ashtu, nga fotot e publikuara, edhe Aleksandër Vuçiq nuk shihet aspak në depononim të mirë.

Kujtojmë se mbrëmë, Vuçiq paralajmëroi masa karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa, për të cilat tha do të jenë të dhimbshme.

“Nesër do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, e sidomos në aspektin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, deklaroi Vuçiq.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat