Rashit Qalaj: Situata në veri e tensionuar, Rakiq të shkarkohet

Aktuale

Rashit Qalaj: Situata në veri e tensionuar, Rakiq të shkarkohet

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 16:27
Rashit Qalaj

Pas vendimit të Qeverisë për zbatimin e reciprocitetit të targave me Serbinë, qytetarët serb kanë bllokuar me kamionë pikëkalimin në Jarinje si shenjë revolte ndaj këtij vendimi.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se situata atje është e tensionuar duke pasur parasysh provokimet e serbëve në veri të Kosovës.

“Sa po shihet situata më duket e qetë, por konsideroj që është mjaftë e tensionuar njëkohësisht e përgëzoj Policinë e Kosovës për mbajtjen e rendit në atë pjesë, meqenëse e dimë që ka pasur bukur shumë provokime gjatë natës së kaluar dhe policët janë treguar majtë profesionist”, ka thënë ai.

Qalaj i cili aktualisht është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se vendimi për zbatimin e reciprocitetit të targave është shumë i qëlluar dhe në linjë me Marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel.

“Ne si Parti Demokratike e mbështesim vendimin e Qeverisë dhe konsiderojmë që është një vendim shumë i qëlluar, ky vendim është në linjë me marrëveshjen e Brukselit pasi e dimë që kjo Marrëveshje ka qenë valide deri më 15 shtatorë të këtij viti”, ka thënë ai.

Qalaj i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos zmbrapset nga ky vendim pavarësisht presioneve nga ndërkombëtarët.

“Kërkojmë nga Qeveria të qëndroj dhe të mos zmbrapset nga presionet eventuale që mund të vinë nga faktori ndërkombëtarë, por të qëndroj në këtë vendim dhe besoj që në fund do të del shumë mirë”, ka thënë ai.

Serbët që nga dje kanë bllokuar rrugën që çon në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë.

Qalaj po e konsideron të papranueshme këtë veprim, por që kërkon nga policia ta ruaj qetësinë dhe të pres vendimet e Qeverisë çfarëdo qofshin ato.

“Bllokimi i rrugës është i papranueshme, po të ishte situate tjetër policia do të duhej meqenëse ka mandate që të mos lejoj që rruga të mos jetë e bllokuar por mendoj që policët janë duke pritur një vendim nga Qeveria e Kosovës dhe pavarësisht vendimit ata ashtu duhet të veprojnë”, ka thënë ai.

Bashkë me qytetarët serb në Jarinje po qëndron edhe ministri nga komunitet në Qeverinë e Kosovës. Goran Rakiq.

Nga PDK-ja i kanë kujtuar kryeministrit Albin Kurti që sa ishte në opozitë për të tilla veprime kërkonte shkarkime.

Dhe në bazë të këtyre parimeve duhet që menjëherë të shkarkohet edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

“Ju e dini se si ka qenë reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje sa ka qenë në opozitë, që kurdoherë që ka pasur deklarime të ministrave të Listës Serbe gjithmonë kanë kërkuar që ai ministër të shkarkohet”, ka thënë Qalaj.

“Njëjtë duhet vepruar edhe sot që Qeveria e Kosovës të mos lejoj që asnjë ministër të mos ketë opinion tjetër dhe qeveria duhet të veproj si unike”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat