Ministri Goran Rakiq kërkon ndihmën e Serbisë, i kundërpërgjigjet Kurti: Duhet urgjentisht të pezullohet!

Aktuale

Ministri Goran Rakiq kërkon ndihmën e Serbisë, i kundërpërgjigjet Kurti: Duhet urgjentisht të pezullohet!

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2021 Në ora: 16:37
Goran Rakiq

Ministri i Kosovës, Goran Rakiq i cili vjen nga Lista Serbe që dirigjohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar ndihëm e tyre pas ngjarjeve në veriun e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti vendosi reciprocitet.

Reciprociteti ka të bëjë me tabelat e veturave serbe, të cilat tash e tutje duhet të ndërrohen në kufi, pasi që nuk njihen nga shteti ynë.

E për këtë, Rakiqi ka kërkuar nga Vuçiqi që të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, që sipas tij, serbët këtu janë të rrezikuar nga njësitë speciale.

Për këtë, ka reaguar kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, i cili urgjentisht kërkon shkarkimin e Rakiqit.

Kjo pasi, Kurti shton se ky ministër nuk e njeh shtetin e Kosovës, por merr rrogën nga taksapaguesit tonë.

Postimi i plotë:

MINISTRI GORAN RAKIÇ KËRKON NDIHMË NGA VUÇIQI!

Goran Rakiç, Kryetari i Listës Serbe, Ministër i Kosovës kërkoi ndihmë nga Presidentit i Serbisë, Aleksandër Vučić, që të ndërhyjë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës se kinse serbët e Kosovës qenkan të rrezikuar nga njësitë speciale ROSO të Kosovës të cilët po ju ndalojnë serbëve të qarkullojnë me targa të Serbisë.

Minister Goran Rakiç i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës por merr rrogën nga taksapaguesit tonë dhe punon për interesat e Serbisë duhet urgjentisht të pezullohet nga posti i Ministrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat