Avokati i Gjykatës Speciale tregon se sa do të zgjasë gjykimi ndaj Salih Mustafës

Aktuale

Avokati i Gjykatës Speciale tregon se sa do të zgjasë gjykimi ndaj Salih Mustafës

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 20:35
Salih Mustafa

Avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, tha se është planifikuar që rasti ndaj Salih Mustafës të zgjasë deri në fund të këtij viti.

Është planifikuar që rasti ndaj Sali Mustafës të zgjat deri ne dhjetor të këtij viti.

Sepse Sali Mustafa është i vetëm, dmth se nuk është me bashkë të pandehur dhe numri siç kemi parë i dëshmitarëve nuk do të jetë i madh ndërsa edhe seancat do të jenë intensive”, tha Qerkini.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihet edhe si Gjykata Speciale, hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat