Pas vendimi të Qeverisë/ Shqiptarët e Sanxhakut kanë këtë kërkesë për Xhelal Sveçlën

Aktuale

Pas vendimi të Qeverisë/ Shqiptarët e Sanxhakut kanë këtë kërkesë për Xhelal Sveçlën

Nga: A.M. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 19:51
Xhelal Sveçla

Kryesia e shoqatës “Kosova për Sanxhakun”  i ka dërguar një letër Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në letrën e shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, thuhet se e kanë mirëpritur lajmin për aplikimin e reciprocitetit për tabelat e automjeteve.

Kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi në letrën e shkruar ka kërkuar që të mbahet premtimi për “kompensimin  e çfarëdo dëmi që ju bëhet bashkëkombësve tanë, në Luginë të Preshevës”,  si dhe në të, të përfshihen edhe shqiptarët e Sanxhakut..

Letra e plotë:

I nderuar  z. ministër Sveçla, ne anëtarësia, simpatizantët kryesia e shoqatës “Kosova për Sanxhakun”  me kënaqësi morëm lajmin për aplikimin e reciprocitetit për tabelat e automjeteve.

Ne anëtarësia, aktivistes e me theks të veçantë kryesia jemi ata të cilët  më së shumti i kem ndier maltretimet  që në janë bërë  në pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë. Vendimi i qeverisë është i mirëpritur nga ne, por edhe nga shumica popullit të  Sanxhakut, shqiptarë e boshnjakë.

Andaj kryesia e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” në emër të anëtarësisë nga Kosova dhe Sanxhaku  kërkojmë  nga ju që  premtimin që e keni dhënë  në lidhje me “kompensimin  e çfarëdo dëmi që ju bëhet bashkëkombësve tanë, në Luginë të Preshevës”,  të përfshijë edhe shqiptarët tjerë që jetojnë në Serbi, posaçërisht shqiptarët e Sanxhakut.

Jemi të sigurt se kjo kërkesë e jona do të shqyrtohet dhe do t’i përgjigjeni pozitivisht, sepse  janë pjekë kushtet që ta kthejmë vëmendjen kah shqiptarët e Sanxhakut, të cilët  deri më tani kanë qenë të anashkaluar.

Me respekt në emër të kryesisë:

Kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”

Ismet Azizi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat