“Serbia s’guxon të marrë aksion ushtarak kundër Kosovës”, Peci tregon çka do të bëjë SHBA kur të lodhen palët në veri

Aktuale

“Serbia s’guxon të marrë aksion ushtarak kundër Kosovës”, Peci tregon çka do të bëjë SHBA kur të lodhen palët në veri

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2021 Në ora: 21:24
Lulzim Peci

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hartimin e Politikave, KIPRED dhe ish-ambasadori Lulzim Peci, ka thënë se Serbia nuk guxon të marrë asnjë aksion ushtarak kundër Kosovës.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për testimin e kapacitetit të Kosovës, për ta menaxhuar krizën në veri të vendit, pasi sipas tij, masa e reciprocitetit për targat e automjeteve serbe, është marrë pa koordinim me SHBA-të, përcjell Bota sot.

Peci ka shkruar në një reagim në Facebook, se SHBA-të do ta marrin situatën në dorë dhe do t'ia tregojnë secilit vendin e vet.

Reagimi i tij i plotë:

Mos të harrojmë një gjë, që SHBA-të e kanë bazën Notting Hill në veri të Kosovës. Serbisë, edhe Zoti krahët me ia dhënë, nuk guxon me marrë asnjë aksion ushtarak kundër vendit tonë.

Mirëpo, këtu do të testohet edhe kapaciteti i Kosovës për ta menaxhuar krizën në veri, kur ky hap është e qartë tanimë që ashiqare është marrë pa koordinim me SHBA-të.

Le të kujtojmë që në maj 2019 Policia e Kosovës në përcjellje të KFOR-it amerikan i largoi barrikadat në veri dhe e prangosi diplomatin rus Mikhail Krasnoshchenkov, të cilin Qeveria e Kosovës e shpalli non-grata dhe e largoi nga vendi.

Kur të lodhen të gjitha palët, SHBA-të do ta marrin situatën komplet në dorë, dhe do ia tregojnë secilit vendin e vet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat