Eksperti i sigurisë: Tensioni në veri të Kosovës nga ndikimi i agjentëve të huaja

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Tensioni në veri të Kosovës nga ndikimi i agjentëve të huaja

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Sheqir Kutllovci thotë se KFOR ka shtuar forcat në veri për të garantuar sigurinë në veri.

Sipas tij, KFOR ka ndërhyrë në momentin e duhur dhe ky veprim tha z. Kutllovci është ndërmarrë vetëm pasi avionë serbë kanë fluturuar mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, eksperti tha se reciprocitet është dashur që të zbatohet më herët pasi Serbia e ka bërë këtë gjë prej kohësh.

Për tensionin e krijuar në veri, Sheqir Kutllovci thotë se nuk vjen nga reagimi i serbëve por nga një segment i caktuar por edhe nga ndikimi i agjenturave të thuaja duke iu referuar konkretisht Rusisë.

“Më shumë ka destabizilim prej bandave le t’i quajmë kështu dhe për shkak të sigurimeve të ndryshme që veprojnë në atë zonë. Sepse edhe Merdari dhe Dheu i Bardhë është në kufi me Serbinë por nuk kemi pasur asnjë protestë pavarësisht se u kanë hequr targat”, deklaroi eksperti i sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat