Tensionet në veri, ish-agjenti flet për skenarët e errëta të Serbisë, kërkon nga policia të jenë syçelë!

Aktuale

Tensionet në veri, ish-agjenti flet për skenarët e errëta të Serbisë, kërkon nga policia të jenë syçelë!

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2021 Në ora: 23:18
Policia

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka kapur një grip.

Ndër të tjera, Bërnabiq ka thënë se Vuçiq është stresuar edhe për çështjen e Kosovës.

Ai nuk po pushon, mund ta them. Do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë, nuk mendoj se ai ka fjetur për net të tëra. Atë e ka kapur një grip. Imuniteti i është dobësuar, natyrisht nga gjithë ky stres”, ka thënë ajo.

E pas kësaj deklarate, ka reaguar ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se kjo është gënjeshtër dhe se Vuçiqi për t’i ikur përgjegjësisë në rast konflikti në Jarninje mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë.

Miftari ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës që të jenë syçelë deh të gatshëm për skenarët e errëta që i përgatitë Serbia.

Vuçiq është kah gënjen kinse është i sëmur, nëse ndodhin incidente apo eskalim në Jarinje në veri në mes policisë tonë dhe paramilitarëve të tij në barrikada do të bëhen me urdhër të tij, atëherë kjo sëmundje është një taktikë me hile për t’i ikur përgjegjësisë të vet nga pasojat e mundshme.

Policia jonë, Xhelal ministri të janë syçelë dhe të gatshëm për skenarët e errëta që i përgatitë Beogradi!”, shprehet Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat