Aktakuzë për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ishte ngritur më 2016 ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit dhe ish-tre deputetëve të asaj kohe.
Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshoi një sqarim pas raportimit të sotëm, ku thotë se aktakuza ndaj këtij rasti “është ngritur më 15.04.2016 dhe është proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”.
Ata akuzohen se më 19 shkurt 2016, gjatë seancës plenare kanë hedhur gazin lotsjellës me qëllim për të ndërprerë punimet e seancës.
Sipas aktakuzës, rezulton se të njëjtit akuzohen se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.