Këta persona kërcënuan Elez Blakajn, që u detyrua të ikë në Amerikë pasi ua zbuloi mashtrimet

Aktuale

Këta persona kërcënuan Elez Blakajn, që u detyrua të ikë në Amerikë pasi ua zbuloi mashtrimet

Nga: H.O. Më: 13 tetor 2021 Në ora: 10:29
Elez Blakaj

Një ndër temat që kishte bërë bujë për një kohë në Kosovë, ishte ҫështja e rritjes së numrit të veteranëve. Kjo u bë nga persona të caktuar për interesa të veta personale.

Ka ndodhë në disa raste që luftëtarë të ish Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës të vdesin nga uria ose të vetëflijohen si shkak i kushteve të rënda ekonomike, ndërsa si përfitues të këtij statusti sigurisht se janë futur shumë njerëz që realisht nuk kanë qenë pjesë e luftës.

Madje kur një gjyqtar e përmendi këtë mashtrim të disa persona iu desh të largohet shumë larg Kosovës, pasi rrezikonte jetën e tij. Bëhet fjalë për Elez Blakajn i cili pasi migroi në Amerikë, tregoi për mashtrimet që po bëhen në këtë ҫështje dhe duke mos dashur të jetë pjesë e tyre, ai vendosi të largohet.

Publicisti dhe profesori, Binak Maxharraj thotë se çështja e veteranëve të luftës është shumë komplekse, e pshtjellueme dhe e pazgjidhshme të cilën të këtillë e bënë vetë komandantët  e zonave te luftës.

“Siç dihet mirëfilli aktiviteti rreth aplikimit për veteranë të luftës u keqpërdor skajshmerisht, aplikuan shumë veta për ta fituar këtë status të luftës, aplikuan edhe ata që qenë vërtetë luftëtarë në luftë dhe u përpoqën fyt me fyt me armikun tonë shekullor ku edhe shumë prej tyre ranë deshmor, por pati edhe asi që aplikuan që nuk e kishinë parë luftën kurrë, nuk kishin marr pjesë në asnjë formë. Në fund rezultoi se dolën hiç më pak se mbi 60 mijë veteranë të luftës. Kjo u rritë në bazë të keqpërdorimit të pozitës se vetë komandantëve të zonave të cilët lëshuan çertifikata të rrejshme duke marrë mito e ryshfet për personat që nuk kishin marrë pjesë në luftë”, thekson Maxharraj.

Sipas tij, krejt kjo, pos leverdisë materiale (finaciare) të vetë komandantëve u bë edhe për shkak të efekteve zgjedhore të partive të ndryshme e sidomos të PDK për t’i fituar zgjedhjet.

“Gati që nuk u bë një kaos i vërtetë në këtë drejtim,sepse askujt nuk i shkonte mendja se Kosova kishte mbi 60 mijë veteranë të luftës. Por, një gjykatës i pashantazhuar me emrin Elez Blakaj i rastësisi që lënden për veteranët e luftës të stërsmadhuar ta gjykoj dhe në fund ai doli se lista e vërtet e veteranëve të luftës nuk është më e madhe se 18 mijë veteranë të luftës që do të thotë se 35-40 mijë veteranë të luftës dolën të rrejshëm. Këtë ai e vërtetoi me fakte e dokumente, por për këtë ai ashpër u kërcënua nga ata që e kishin krijuar një gjendje të këtillë me veteranët e luftës i cili u detyrua që të lëshojë vendin dhe të shkojë në Amerikë”, thekson ai.

Sipas tijm derisa një prokuror dhe gjykatës ishin të kapur nga politike, kjo ҫështje përfundoi ashtu siҫ donin vetë ‘fryrsit e listave’.

“Situata shkoj edhe më larg sa që përfundoj në Gjykatë ku u akuzuan mbi dhjetë veta në krye me Agim Çekun si kryetar i këtij komisioni që kishte për qëllim të nxirret e vërteta. Por më një prokurori dhe gjykatë të kapur nga vetë ata që i kishin fryer këto lista edhe nuk mund të pritej diçka në këtë drejtim dhe gjykimi përfundoi ashtu siç donin ata vetë fryersit e listave”, thekson ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat