Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim njohës ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu.
Me këtë rast, kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin De Riu për detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen koherente e të gjithanshme të Italisë ndaj shtetit tonë, duke nënvizuar njëherësh edhe rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë bilateral.
Po ashtu kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin italian rreth angazhimeve të Kuvendit për miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së.
Ndërsa, ambasadori De Riu e falënderoi kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona.