Aksioni i policisë/ Abazi: Luftimi i krimit është kërkesë e BE-së

Aktuale

Aksioni i policisë/ Abazi: Luftimi i krimit është kërkesë e BE-së

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:07
Haki Abazi

Sot në mëngjes policia ka ndërmarrë aksion për luftimin e kontrabanës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka komentuar aksionin e Policisë së Kosovës të ndërmarrë në disa komuna të vendit, e i cili ngjalli më tepër reagime në veri të vendit.

“Luftimi i krimit, korrupsionit dhe aktiviteteve ekonomike të paligjshme është përmbushje e kërkesave të Bashkimit Evropian si parakusht për zhvillimin, sigurinë dhe funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve demokratike të Kosovës për të gjithë qytetarët”, është shprehur ai.

“20 vjetëve të tolerimit të krimit dhe korrupsionit duhet t’u vjen fundi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat