Zogaj: Aksioni i sotëm kishte mbështetje nga SHBA-ja, Qeveria ta shkarkojë këtë ministër që po kërkon luftë

Aktuale

Zogaj: Aksioni i sotëm kishte mbështetje nga SHBA-ja, Qeveria ta shkarkojë këtë ministër që po kërkon luftë

Nga: A.Zh Më: 13 tetor 2021 Në ora: 19:49
Petrit Zogaj

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë Petrit Zogaj, ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

Ai ka thënë se ky aksion kishte përkrahjen e NATO-s, respektivisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell Bota sot.

Zogaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që vendim i ardhshëm i saj, të jetë shkarkimi i ministrit Goran Rakiq, i cili sipas tij, po kërkon ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë.

“Me gjithë ngjyrimin elektoral, aksioni i sotëm po shihet qartë që e ka pas mbështetjen e NATO-së, dmth të ShBA-ve. Vendimin tjetër që Qeveria Kurti ishte dashtë me e marrë tash është shkarkimin e ministrit Rakiqit, i cili hapur po kërkon nga Serbia me ndërhy në Kosovë. Kjo është shpallje lufte nga një ministër i Qeverisë Kurti”, ka shkruar Zogaj në një postim në Facebook.

Rakiqit, ashpër i ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, pas krahasimit të aksionit të sotëm me “natën e kristaltë”./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat