Milazim Krasniqi: Vuçiq po planifikon ndërhyrje ushtarake në Kosovë, ja pse rrëzohet qeveria Kurti

Aktuale

Milazim Krasniqi: Vuçiq po planifikon ndërhyrje ushtarake në Kosovë, ja pse rrëzohet qeveria Kurti

Nga: P.R Më: 13 tetor 2021 Në ora: 21:40
Milazim Krasniqi dhe Albin Kurti

“Vendimi ynë është i qartë dhe i fortë si mur, do ta ruajmë dhe do ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë e Metohi. Nuk ka tërheqje. Dorëzimi nuk është opsion. Rroftë Serbia!”. Kjo deklaratë e presidentit të Serbisë dhënë sot pas aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, ka nxitur reagimin e profesorit universitar, Milazim Krasniqi.

Sipas Krasniqit, kjo deklaratë është sinjal i qartë që Vuçiq po planifikon ndërhyrje ushtarake në Kosovë.

“Nga teksti i tij në Instagram dhe nga fjala e tij para ushtrisë e xhandarmerisë sot në Kralevë, është e qartë që Vuçiqi po planifikon ndërhyrje ushtarake në Kosovë. A për targa, a për smoka a për ndonjë tjetër pretekst, mbetet të shihet. Por, plani është i qartë”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Sipas tij, Kosova duhet ta shmang çdo pretekst për këtë ndërhyrje.

“Çdo ndërhyrje ushtarake e Serbisë, shkakton rrëzimin e qeverisë Kurti dhe shkakton tragjedi në jetët e njerëzve. Ky është mesazhi im”, ka shkruar profesor, Milazim Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat