​Kilaj: Malisheva në qeverisjen time do të ketë një qeveri me djem e vajza

Aktuale

​Kilaj: Malisheva në qeverisjen time do të ketë një qeveri me djem e vajza

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:07
Foto nga takimi

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës Isni Kilaj ka mbajtur sot një tubim zgjedhor me qytetarë, ku mori pjesë edhe kryetari Memli Krasniqi.

Kilaj me këtë rast shprehu besimin e tij se do të fitojë në zgjedhjet e 17 tetorit, pasi që programi i tij qeverisës ofron projektet më të mira për qytetarët.

Kilaj: Malisheva në qeverisjen time do të ketë një qeveri me djem e vajza

"Ne qytetarëve të Malishevës do t’ua kthejmë dritat, do ta bëjmë Malishevën me ujë, do të ndërtojmë çerdhe në shumicën e fshatrave të mëdha, do të përfundojmë rrugët e mbetura e do të pastrojmë lumin, do të pastrojmë liqenin e bukur që e kemi këtu afër... Ne me programin tonë dhe me fjalën e dhënë jemi në gatishmëri 24 orë, ne do të bashkëqeverisim me qytetarët, sepse me qytetarët ne do të bëjmë punë të mira për Malishevën dhe Malisheva e ka një të ardhme dhe e ka me PDK. Kjo mbështetje e treguar nga ju flet me së miri për një pakënaqësi të madhe për qeverisje deritanishme. Malisheva në qeverisjen time do të ketë një qeveri me djem e vajza, do të kemi ujë për të gjithë qytetarët e saj, do të kemi drita, do të kemi rrugë të asfaltuara dhe do të kemi çerdhe në të gjithë fshatrat por gjithashtu do të kemi mbështetje edhe për të gjithë studentët tanë. Unë uroj që më 17 tetor të jetë dita e ndryshimit," ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shprehur besimin se Isni Kilaj është kandidati më i duhur për t’i prirë komunës në Malishevës në katër vjetët e ardhshme dhe t’ia rikthejë qeverisjen që e meriton.

Krasniqi: Po rikthehemi për të bashkëqeverisur me qytetarët

"Ajo që qytetarët e Malishevës sot i bënë të gëzuar është se ne po rikthemi në Malishevë, jo vetëm për të qeverisur, por po rikthehemi për të bashkëqeverisur me qytetarët. Ne po kthehemi jo për hir të pushtetit por po kthemi për hir të besimit qytetar dhe po rikthehemi jo vetëm për partinë tonë, por për qytetarin e Malishevës, të cilit deri sot i ka munguar kujdesi dhe qeverisja që e meriton”,tha Krasniqi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat