“Der Standard” sulmon ashpër BE-në: Borrellit ia shkruan Serbia postimet për Kosovën

Aktuale

“Der Standard” sulmon ashpër BE-në: Borrellit ia shkruan Serbia postimet për Kosovën

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 16:15
Josep Borrell

Në një koment mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, gazeta austriake “Der Standard”, ka kritikuar ashpër qëndrimin e Bashkimit Evropian për reagimin ndaj tensioneve në Veri të Kosovës.

Ajo shkruan se në aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb.

Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë dhe Beogradi u soll sikur në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiqi tha shumë gënjeshtra mbi dhunën që gjasmë po ushtronin autoritetet kosovare”, shkroi tutje e përditshmja austriake.

Megjithatë, ajo që është më tronditëse për, “Der Standard” ishin reagimet dhe postimet në Twitter të kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Sipas gazetës, reagimi i Borrell dukej sikur ishte shkruaj nga Beogradi.

"Incidentet e dhunshme në veri të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që vënë në rrezik stabilitetin janë të papranueshme.

Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne jemi në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin”, shkroi Josep Borrell në Tëitter.

Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta jo vetëm në Prishtinë, por edhe te një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

Kjo deklaratë nga autoritetet e Prishtinës u interpretua si një kritikë e Borrellit, për aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës.

Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim BE nuk reagoi me vërejtje të qarta, por e përkeqësoi situatën edhe më shumë. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, por kritikoi policinë kosovare për shkak të gjasme ‘masave të pakoordinuara’. Me sa duket atij po ia shkruan Beogradi postimet në Tëitter dhe po beson se na qenkësh kompetent për të mbrojtur kriminelët”, shkruan “Der Standard”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat