LDK bën dy ankesa kundër VV-së në PZAP, PDK bën dy të tjera kundër LDK-së për heshtjen zgjedhore

Aktuale

LDK bën dy ankesa kundër VV-së në PZAP, PDK bën dy të tjera kundër LDK-së për heshtjen zgjedhore

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:35
PZAP

Partitë politike kanë filluar me ankesa kundër njëra-tjetrës me pretendimet se kanë thyer heshtjen zgjedhore, e cila ka filluar 24 orë para hapjes së vendvotimeve.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar katër ankesa të tilla.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, tha se dy prej këtyre ankesave janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kundër Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës u ankua kundër LDK-së.

“Sot, ende nuk kemi pranuar asnjë ankesë. Gjatë ditës së djeshme i kemi pranuar katër ankesa. Dy prej ankesave janë parashtruar nga LDK-ja kundër VV-së dhe dy të tjera nga PDK-ja kundër LDK-së”, tha Desku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat