Dalin detaje të reja për 4 arrestimet: Shqiptari e shiti votën te serbët

Aktuale

Dalin detaje të reja për 4 arrestimet: Shqiptari e shiti votën te serbët

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftoi para pak çasteve se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së.

Burime brenda prokurorisë kanë thënë se në mesin e të arrestuarve në flagrancë janë tre serbë dhe një shqiptar.

Siç mësohet, shqiptari i arrestuar është i dyshuar për shitje të votës ndërsa të prangosur janë edhe djali i kandidatit të listës serbe për kryetar të Kllokotit, djali i njërës prej kandidates për asamble komunale të Kllokotit po ashtu nga Lista Serbe dhe një serb tjetër.

Tre serbët dhe shqiptari që e shiti votën, me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat